Çfarë të shohim në mënyrë të veçantë? Ja 10 gjërat që nuk duhen humbur kurrsesi!
Tradita dhe tendenca janë të ndërthurura në Dubai, nga modernia tek luksi. Me një horizont ku ndodhen gradaçelat më të lartë në botë, luksin e ekzagjeruar, tregjet tipike, qendrat tregtare mbresëlënëse, detin kristal dhe plazhet e arta, shkretëtirat, shpatet e skive dhe parqet ujore mahnitëse, ky oaz urban në shkretëtirë, zbulon unitetin dhe dëshirën e njeriu për të kapërcyer çdo kufi.
1. BURJ KHALIFA
Me 828 metrat e saj është padyshim ndërtesa më e lartë në botë. Është e domosdoshme të ngjitesh në majë të gradaçelës, për një pamje që të lë pa frymë! Pamje panoramike dhe të paharrushme janë sidomos ato ndërmjet kateve 124-të dhe 148-të.
- Si të arrini atje
Bulevardi 1 Mohammed Bin Rashid , Downtown Dubai. Stacioni: Burj Khalifa, Linja e Kuqe e Metrosë. - Orari
e hënë -e diel: 8.30-17.00 dhe 19.30-22.00, për katin e 124; nga ora 19.00-22.00 për katin e 148-të. - Çmimi i biletës
të rriturit AED125 (€ 30), fëmijët (4-12 vjet) AED95 (22 €). Hyrja me prioritet: të rritur dhe fëmijë AED300 (70 €). Fëmijët nën 4 vjeç falas. Bileta për Burj Khalifa për në Katin e 124 dhe Katin e 125.
2. SHATËRVANI I DUBAIT
Poshtë këmbës së Burj Khalifa ndodhen shatërvanët vallëzues më të mëdhenj në botë, me valët e ujit që arrijnë deri në 150 m lartësi dhe përkunden për një kohë me muzikën.
- Si të arrini atje
Liqeni Burj Khalifa, Lower Ground Waterfront Promenade, Downtown Dubai - Orari
13:00 – 13:30, e premte: 13:30 – 14:00; mbrëmje: 18: 00-23: 00, çdo 30 min - Çmimi i biletës
pa pagesë. Turne mbrëmjeje në liqen AED65 (€ 15) për person. Me prenotim Spektakli i shatërvanit me kroçere mbi liqen.
3. PALM JUMEIRAH
Madhështi e shpikjes njerëzore, është ky ishull artificial me formë palme, që gjendet jashtë brigjeve. Aty kanë gjetur strehë vila dhe rezidenca luksoze si dhe një park ujor.
- Si të arrini atje
Një monorail (hekurudhë me një shinë) kalon “trungun” e palmës duke e lidhur atë me kontinentin. - Orari
çdo orë - Çmimi i biletës
Pa pagesë
4. BURJ AL-ARAB
Karakterizuar nga forma e pagabueshme e velës, simboli i Dubait, është hoteli më i lartë në botë.
Më se luksoz (7 yje) është shtëpia e apartamenteve elegante, bareve dhe restoranteve të rafinuara, të rreshtuara me akuarime të mëdha, spa të shkëlqyeshme dhe të rehatshme.
- Si të arrini atje
Kalon Creek Dubai. Gould Souk: Stacioni i metrosë Al Ras. Erëza Souk: rrethina Deira. Pëlhura Souk: Distrikti Bur Dubai. Souk parfume: Sikkat Al Khail Road, qarku Deira. Souk Madinat Jumeirah: Jumeirah Beach Road. Souk Al Bahar: Downtown Dubai. - Orari
e hënë – e diel 9.00-22.00. - Çmimi i biletës
pa pagesë
5. DUBAI CREEK
Duke e ndarë qytetin në dy pjesë, Deira në veri dhe Bur Dubai në jug, midis lagjeve të çuditshme, xhamive dhe ndërtesave moderne, ky kanal është një luginë natyrale e detit që vjen direkt nga Gjiri Persik. Shëtitje të paharrueshme në portin tregtar si dhe një udhëtim në një abra, një taksi tipike e ujit.
- Si të arrini atje
linja e Gjelbër e Nëntokës në Stacionin e Marinës. - Orari
baret janë operacionale nga ora 05:00 deri 00:00. - Çmimi i biletës
Shëtitja me abra, 1 dirhemë (€ 0.25).
6. GOLD SOUK
Duke kaluar Creek, ju keni arritur në lagjet historike të qytetit me tregjet e saj tipike: Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar arit; erëzave, ku gjenden të gjitha aromat e Arabisë, të pëlhurave, ku mëndafshi është protagonist i padiskutueshëm; me aroma, vajra të përgatitura ad hoc; dhe të artizanëve vendas, Madinat Jumeirah dhe Al Bahar.
- Si të arrini atje
Rambla 91, Barcelona. Ecni në këmbë për nga Rambla. - Orari
nga ora 08:00-14:00, ndërsa të premteve dhe të shtunave, edhe nga ora 18:00 -20:00 - Çmimi i biletës
vizitë falas
7. DUBAI MALL
Eshtë meka e re e shopping-ut, është qendra komerciale më e madhe në botë.
Mirëpret rreth 1200 dyqane të firmave të mëdha, restorante ndërkombëtare dhe etnike, një park të madh zbavitës, një pistë patinazhi, një ujvarë të madhe të mbuluar, një Akuarium dhe Kopësht zoologjik mbresëlënës, kinema dhe salla lojrash.
- Si të arrini atje
stacioni i metrosë Burj Khalifa e pastaj auto-anije. - Orari
e dielë – e mërkurë 10:00-23:00, e enjte – e shtunë 10:00-00:00 - Çmimi i biletës
Gratis
8. MALL OF EMIRATES
Ski në shkretëtirë? Në Dubai mundesh. Në këtë qendër komerciale ndodhet një pistë e mjaft e madhe e mbuluar skish, teleferikë të përfshirë. Eshtë e famshmja Ski Dubai. Një alternativë zbavitëse dhe origjinale për shopping.
- Si të arrini atje
Zona Al Barsha. Me autobuz, taxi, metro (stacioni Mall of Emirates al 1°p. Nga qendra) dhe me autobus (Big Bus Company). - Orari
e diel – e mërkurë 10.00-00.00, e enjte – e shtunë 10.00 – 01.00 - Çmimi i biletës
Vizitë falas
9. PARQE UJORE
Zbavitje e sigurtë me pishina, rrëshqitëse dhe atraksione të përshtatshme për të gjithë. Të paharrueshme janë Wild Wadi WaterPark dhe për një eksperiencë me delfinët Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm.
- Si të arrini atje
Wild Wadi WaterPark është në breg, përballë Burj Al-Arab. Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm ndodhet mbi Palma e Jumeirah dhe shkohet me tren. - Orari
Wild Wadi WaterPark, e shtunë – e mërkurë 10.00-19.00, e enjte 10.00-18.00, e premte 10.00-22.00. Dolphin Bay e Atlantis Aquaventure, e shtunë-e diel 10.00-19.30. - Çmimi i biletës
Çmimet e variueshme në bazë të paketave që keni përzgjedhur.
Comment (0)